Politike
Nuk i thamë askujt na jep votën dhe ndërto pa leje/ Edi Rama reagon për aksionin në Theth

Pas porosive të lëna dy javë më parë, Rama ka mbledhur sot deputetët e qarkut të Tiranës për të raportuar problematikat që kanë evidentuar te qytetarët. Takimi nisi në orën 08:30. Në mbledhje janë edhe drejtorët e bashkisë dhe drejtuesit politikë të qarqeve.
Edi Rama: Dua të ndalem te çështja e Thethit duke adresuar disa këndvështrime, Të bëhet shumë e qartë për të gjithë se cila është qasja jone dhe cili do të jetë qëndrimi ynë në vazhdim. Kam vënë re që ka një teori shumë për të ardhur keq lidhur me përgjegjësinë dhe fajin. Duket sikur një pjesë e atyre që komentojnë, përpiqen që t’ja lënë fajin strukturave të shtetit. Nga një anë kemi disa njerëz të shkretë që kanë hequr bukën e gojës për të ndërtuar disa banesa dhe një shtet që i ka lënë ta bëjnë këtë në shkelje të ligjit dhe është kujtuar pastaj ti godasë. Nuk bëhet fjalë për disa të shkretë, por individë që në një pjesë të konsiderueshëm nuk janë banorë të vendit, individë që as nuk janë shfaqur të pretendojnë çfarëdo qoftë dhe Policia e Shtetit po merret me hetimin si ka ndodhur dhe kush është mbrapa pushtimit kriminal të zemrës së Thethit. Bëhet fjalë për ndërtime jo për të futur kokën, por qëllime fitimi., Nuk e di të ketë ndonjë teori që e amniston shkelësin e ligjit, strukturat e kanë përgjegjësinë e tyre. Mbetet për tu parë cfarë do marrë KLP për zonjë Gjeli e cila nuk ka pranuar të nisë as hetimin. Në Theth janë goditur 40 subjekte, kanë pasur dhe nga dy dhe nga tre. Policia e Shtetit ka një numër të konsiderueshëm lidhur me këto subjekte dhe prokuroria nuk ka marrë asnjë. Bashkia e Shkodrës e ka marrë përgjegjësinë e vet.
Tjetra që dua ta theksoj se e kishte nxjerr në pah dhe një prift çuditërisht. U habita sesi një njeri i zotit kishte folur për këtë histori, sikur ne i joshëm, i gënjyem dhe i premë në besë. Ne nuk kemi prerë askënd në bese. Kemi premtuar legalizimin e shtëpive të vjetra, e kemi përmbyllur atë proces. Nuk kemi thënë na jepni votën dhe ndërtoni pa leje. Janë ndërtime të bëra në muajt e funditm jo të kohës kur kemi qenë aty.
Kryeministri Edi Rama adresoi edhe kritikat se preu në besë banorët e zonës në Theth me shembjen e objekteve pa leje
“Mbetet për t’u parë se cfarë përgjegjësie do të marrë KLP lidhur me zonjën Gjeli e cila nuk ka pranuar as të fillojë hetimin, bazuar në denoncimet e bëra dhe dua të them që në Theth janë goditur 40 subjekte, të cilat në një sërë rastesh kanë pasur më shumë sesa një grehinë, edhe nga dy dhe nga tre, dhe policia e shtetit, ka një numër të konsiderueshëm denoncimesh të bëra në prokurori, dhe s’ka marrë asnjë veprim,. Gjithsesili policia e ka marrë pjesën e vet të përgjegjësie, ashtu sikundër bashkia e Shkodrës lidhur me IMT. Ka edhe një teori tjetër që e kishte nxjerrë në pah edhe një prift cuditërisht dje dhe u habita se si një njeri i zpotit kishte hyrë në këtë histori, duke folur për joshje e rrena, dhe më pas i premë në besë. Ne skemi prerë në besë askënd. Kemi shkuar në Theth me kryetarin e bashkisë dhe me fonduin shqiptar të zhvillimit dhe me agjencinë e Kadastrës dhe që kur kemi shkuar dhe premtuar të gjithë shtëpive të vjetra në Theth, që ishte problemi kryesor i atyre banorëve, e kemi përmbyllur atë provces me reth 300 legalizime që ata disponojnë. Pra premtimi ynë ka qenë do të legalizojmë pronën e gjyshërve. Premtimi nuk ka qenë dhe s’e kemi bërë kurrë në asnjë nivel në asnjë cep të Shqipërisë, na jepni votën judhe ndërtoni pa leje dhe të gjithë këto ndërtime që janë prishur deri në gurin e fundit janë ndërtime të bëra në muajt e fundit. Jo ndërtime të kohës kur kemi qenë aty. Ka pasur një turravrap të madh në Theth dhe e përsëris jo vetëm nga disa prej banorëve por edhe nga ata që nuk kanë lidhje fare me Thethin, që janë ngjitur atje lart për të ndërtuar.”, tha Rama.
Rama në takimin me deputetët e Tiranës dhe drejtorët e bashkisë: Sot do të bëhet një konfiskim i një pallati në Vlorë që është në shkelje


Kryeministri e ka hedhur poshtë kategorikisht këtë teori, duke theksuar se nuk do të lejohen ndërtime apo resorte turistike.
“Aty nuk bëhet fjalë për të lejuar ndërtime dhe për të bërë resorte turistike. Është jashtë çdo lloj opsioni. Të gjitha teoritë lidhur me këtë operacion janë për të ardhur keq, janë të bazuara në dezinformim. Thethi dhe banorët e tij nuk janë ata që janë shfaqur nëpër ekrane, ata janë një grusht njerëzish që nuk kanë lidhje me të vërtetën e kësaj historie. Ne do vazhdojmë t’i mbështesim të gjithë ata njerëz që kanë prona nëpër male. Madje kemi bërë dhe paketën e maleve. Por teoria pse në sezon, nuk kemi për të pritur, aq më tepër që kjo po bëhet në gjithë Shqipërinë”, theksoi kreu i qeverisë.

