Connect with us

Politike

”Nuk jam kuçedra të pi gjithë ujin e Tragjasit’

Kryeministri Edi Rama po bashkëbisedon me qytetarët në rrjetet sociale. Kreu i qeverisë iu përgjigj kritikave të qytetarëve për një projekt të ndërtimit të ujësjellësit të ri që nis në zonën e Tragjasit, tek burimet e Izvorit dhe përfundon në Dhërmi. Banorët kanë dalë në protestë kundër këtij projekti për furnizimin e zonave bregdetare me ujë, por Rama thotë se nuk mund të bllokon projektet dhe thekson se në fund të gjithë do të jenë të lehtësuar nga projekti.

“Ujësjellës për të pirë ujë, si mundet që një ujësjellës për të pirë ujë të thajë dynjanë. Projektet nuk mund të bllokohen, investimet nuk mund të bllokohen. Policia nuk është shfaqur aty se papritur e pakujtuar u kujtua një fadromë të vijë, por se ka muaj të tërë që bëhet përpjekje për t’u sqaruar. Si do bëhet kjo, do merret peng me dhunë, një investim që në radhë të parë i shërben vetë zonës. Kam shumë besim që duke dëgjuar mirë ekspertët dhe duke besuar tek vullneti i mirë për transformimin e mëtejshëm të gjithë qarkut të Vlorës, do realizojmë projektin dhe të gjithë do jemi të lehtësuar nga çdo lloj frike dhe konfuzioni”, tha Rama.

Advertisement