Connect with us

Pinknews

‘Nuk jam non grata’/ Luizi ‘thumbon’ Berishën në podcastin e Ramës

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama ka patur të ftuar në podcastin e tij të radhës të quajtuar “Blu Brathërs” këngëtarin Luiz Ejlli dhe kryetarin e ri të Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci.

Gjatë bisedës së tij, kryeministri Rama ka pyetur fituesin e Big Brother Vip për familjen e tij.

Teksa këngëtari i tregoi se familja e tij jeton në SHBA, Rama i pyeti nëse i pëlqen jetesa atje dhe nëse shkon shpesh.

Me humor këngëtari iu përgjigj se ai nuk është “non grata” në SHBA dhe së shpejt do të shkojë për të kënduar.

Pjesë nga intervista:

Kryeministri Edi Rama: Ti familjen e ke në Amerikë?

Luiz Ejlli: Po, kam nënën dhe motrën, është e martuar, ka tre fëmijë.

Kryeministri Edi Rama: Po ti shkon atje?

Luiz Ejlli: Kam shkuar, por nuk është se më ka pëlqyer mënyra e jetesës sesi është.

Kryeministri Edi Rama: E merr vizën domethënë?

Luiz Ejlli: Po e marr. E kam marrë njëherë, tani do ma japin prapë besoj se do kem koncerte. Se nuk jam ‘’non grata’’.

Kryeministri Edi Rama: Larg qoftë!

Luiz Ejlli: Unë do iki për të kënduar. Ndoshta do bëhem dhe unë ‘’non grata’’, ku i dihet?!

Kryeministri Edi Rama: Po ti vazhdon këndon?

Luiz Ejlli: Po. Sot madje do isha në studio. Po i thashë kam diçka pak më të rëndësishme. Çfarë ka më tha, se s’po jap emrin. Çfarë ka më të rëndësishme se kjo është ëndrra jote?! Më beso i thashë, është më e rëndësishme, po s’ta them dot dhe qeshi, e mirë më tha.

Kryeministri Edi Rama: Po nuk ke pasur tundimin që të rrish në Amerikë, asnjëherë?

Luiz Ejlli: Jo, jo. për hir të së vërtetës jo. Thjesht kjo ishte, faza para se të hyja në ‘’Big Brother’’ e kisha ndarë mendjen që thashë, nuk mundem më. Më vinte, prap e them se njeriu, unë mund ta quaj si mesazh që mund ta jap për të gjithë, që për hir të së vërtetës, kur ia dola unë, të gjithë mund t’ia dalin. Qoftë ‘’Big Brother’’, qoftë në shkollë…

Kryeministri Edi Rama: Jo se s’do fusim gjithë dynjanë në “Big Brother”, larg qoftë.

Luiz Ejlli: Po vit për vit këtë punë kanë ato.

Advertisement