Connect with us

Aktualitet

“Nuk jam për gjueti shtrigash por…”, Grida Duma: Në ato komunikime cinike, mjekët s’kishin frikë

Autorja dhe moderatorja e “Top Story”, Grida Duma, në një koment të bërë për hetimin e zbuluar në shërbimin onkologjik në QSUT, u shpreh se skandali tregoi se si mjekët e përfshirë nuk kishin aspak frikë, edhe pse kishin në dorë jetë pacientësh.

Mënyra se si mjekët dhe punonjësit e tjerë të Onkologjikut komunikojnë në celular është cinike, u shpreh Duma, që theksoi më tej se raste të tilla nuk duhet të bëhen shkak për të paragjykuar figurën e mjekut.

“Mbrëmjen e djeshme, e mbyllëm duke bërë mirënjohje dhe thirrje për këdo që e paragjykon për keq për shkak të këtij rasti apo të tjerave, figurën e mjekut. Nuk e kemi për qëllim gjuetinë e shtrigave ndaj kësaj figure, por thamë që duhet transparencë për publikun dhe llogarie për një korrupsion endemik, që guxon në mënyrë cinike të tenderojë jetët. E kemi detyrim dhe mision tonin si media, për ta shfaqur me publikun. Rasti që do të diskutojmë nga disa perspektiva, nuk është çështja për të qartësuar, por edhe për të ndëshkuar. Një gjë është e qartë në atë që ka zbuluar ajo dosje dhe ky rrjet, frikë nuk kanë pasur. Kanë ndërtuar një sistem, në të cilin nuk ndihen aspak të frikësuar, derisa komunikojnë në rrjetet e tyre telefonike, në mënyrë aq cinike”, u shpreh Duma.

Advertisement