REAGIM
Nuk jam siç do doje ti që unë të isha
REAGIM NTV.AL
Të tradhëtosh një dashuri, të tradhtosh një mik, të tradhtosh një ide, të tradhtosh një parti, të tradhtosh qoftë edhe atdheun do të thotë të çlirohesh nga përkatësia dhe të krijosh një hapësirë identiteti të pambrojtur nga asnjë marrëdhënie besimi, në një farë kuptimi më autentike.
Ne kemi lindur me besimin që dikush na ushqen dhe na do, por ne mund të rritemi dhe të bëhemi vetvetja vetëm nëse dalim nga ky besim, nëse nuk mbetemi të burgosur, nëse për ata që na kanë dashur të parët, një ditë dimë të themi: Nuk jam siç do doje ti të isha
Në çdo dashuri, nga ajo e prindërve, bashkëshortëve, grave, miqve, te dashurave e deri te idetë me të cilat jemi martuar, ekziston një formë zotërimi që ndalon rritjen tonë dhe e detyron identitetin tonë të konstituohet vetëm nga brenda atij rrethimi. Por në çdo besnikëri që nuk di për tradhtinë dhe nuk e merr përsipër mundësinë e saj, ka shumë fëmijëri, shumë naivitet, shumë frikë për të jetuar vetëm. Ajo që ata e quajnë “besnikëri” është pamundësia për të lënë brigjet e mbrojtura, për të dalë me rrezikun e vet në zonat e panjohura të jetës që u ofrohen vetëm atyre që dinë të thonë “lamtumirë”.