Kosova
Nuk ka asnjë mrekulli, ofensiva urgjente për Kosovën
Jeta e serbëve në veri të Kosovës, pas vendimit për shfuqizimin e dinarit, duket shumë më e vështirë” – tha redaktorja e portalit KoSSev, Tatjana Lazarevic.
Sipas saj, situata në terren është e tillë që nuk bëhet fjalë se ka shpresë që dikush do ti ndihmojë. Perceptimi i qytetarëve atje është se nga të dy sistemet – Beogradi dhe Prishtina, po punohet në dëm të qytetarëve të veriut të Kosovës.
Lazarevic tha se, asnjëherë në 10 vitet e fundit mbështetja e qytetarëve në veri të Kosovës nuk ka qenë në nivel më të ulët nga ana e qeverisë në Beograd dhe njerëzve te tjerë në pozitat udhëheqëse të shtetit të Serbisë.
“Qytetarët janë të zemëruar me politikën e Beogradit, pavaresisht se ata e shohin atë si kryeqytet” – theksoi redaktorja e portalit KoSSev, e cila gjithashtu e konsideron të sigurt pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
“Do të duhej të ndodhte ndonjë mrekulli politike nëse nuk do të ndodhte pranimi I Kosovës në atë organizatë” – tha ajo, duke i vlerësuar deklaratat e Aleksandër Vuçicit si populiste dhe se ishte e pavlerë që ajo të komentonte për të.
Sipas saj, kjo “ofensivë urgjente” për pranimin e Kosovës në KiE është një derë e vogël për futjen e Kosovës në NATO, pra një fushatë që synon pesë vendet e Bashkimit Evropian që ende nuk e njohin Kosovën.
Siç shpjegoi ajo, nuk bëhet fjalë për ndryshim të qëndrimit të atyre vendeve, por për përpjekje që ato vende ta njohin Kosovën si anëtare të BE-së, pa dëmtuar interesat e tyre, duke thënë se Greqia është një nga shembujt e mirë të asaj fushate.