Connect with us

Kosova

Nuk ka asociacion pa kthimin e serbëve në institucione

Kryetari i kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca, tha se nuk do të ketë themelim të Unionit të Komunave Serbe pa kthimin e serbëve nga Kosova në institucionet e Prishtinës.

Konjufca ka thënë se këtë jua ka komunikuar edhe vendeve e KUINT-it

“Nuk mund ta kushtëzoni asociacionin duke shantazhuar Kosovën nga Beogradi. Do të vini në Kosovë, do të regjistroheni në Kosovë, do të merrni pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe institucionet do të mbushen me përfaqësuesit tuaj” – ka deklaruar kreu i Kuvendit, teksa dhe shtoi se vetë serbët janë përgjegjës që s’u bënë pjesë e një procesi demokratik të zgjedhjeve për të kandiduar e zgjedhur në katër komunat veriore.

Konjufca tha gjithashtu se janë kundër kushtëzimeve në marrëveshjen me Serbinë, duke thënë se neni 2 i marrëveshjes është dashur të zbatohet në momentin që dy palët bien dakord për të.

Advertisement