Connect with us

Kronike

Nuk ka më hapa pas, Lazarati i rikthehet kultivimit të kanabisit…

GJIROKASTËR- Babë e bir kanë rënë në pranga pasi kishin kultivuar kanabis në fshatin Lazarat. Ardian dhe Engli Skënduli, 51 dhe 28 vjeç, u kapën në flagrancë teksa po kujdeseshin për bimët narkotike që kishin mbjellë në oborrin e banesës së tyre. Kontrolli i zonës është bërë më dron dhe kështu është pikasur edhe shtëpia e tyre në të cilën u gjet u gjetën 50 rrënjë kanabisi të kultivuar. Po ashtu edhe gjatë kontrollit që iu është ushtruar brenda në banesë iu është gjetur një sasi kanabisi që është asgjësuar nëpërmjet djegies.

“Të dy këta shtetas u kapën në flagrancë nga dronë të rezolucionit të lartë, të përdorur në këtë operacion, teksa kujdeseshin për 50 bimët e dyshuara narkotike cannabis sativa që kishin mbjellë në oborrin e banesës së tyre. Si rezultat i kontrolleve të imtësishme në këtë banesë, Policia gjeti një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa”, njofton policia. Ata akuzohen për veprat penale“ Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Advertisement