Connect with us

Bota

Nuk ka paqe nën ullinj/ Amnesty: Krime lufte nga Izraeli

Dhjetra të rinj palestinezë protestuan në kufirin midis Rripit të Gazës dhe Izraelit, duke djegur goma, në shenjë solidariteti me Bregun Perëndimor, pas vrasjeve të 6 personave.

Përveç kësaj, Amnesty International ka hapur një hetim mbi krimet e mundshme të luftës të kryera nga Izraeli në ofensivën e gushtit në Gaza.

Në faqen e saj, OJQ-ja që lufton për mbrojtjen e të drejtave të njeriut shkruan se ka përdorur fotografi të municioneve, ka analizuar imazhe satelitore dhe ka intervistuar dhjetëra dëshmitarë. Prej tyre, Organizata ka ngritur dyshime të forta për akuzën ndaj Izraelit

” Amnesty dënon me forcë vrasjen e një katër vjeçari, I cili në momentin e ekzekutimit ishte mbi varrin e nënës së tij” – thuhet në faqen e OJQ-së.

dhe një studente 22-vjeçare e cila ndodhej në shtëpi me familjen e saj.

Ofensiva e fundit izraelite në Gaza zgjati tre ditë, kohë e mjaftueshme për të shkaktuar trauma dhe shkatërrime. Të gjitha viktimat e sulmeve të paligjshme dhe familjet e tyre meritojnë drejtësi dhe dëmshpërblim”, – thekson Amnesty International.

Advertisement