Sport
Nuk ka paqe, tifozët ‘braktisin’ PSG-në në fundin e sezonit
Situata te PSG nuk është aspak e mirë. Francezët, pavarësisht se kanë në gjirin e tyre lojtarë të klasit të lartë, nuk po ia dalin dot të jenë protagonist. Eliminimi i hershëm nga Champions League apo edhe paraqitjet e dobëta në përgjithësi kanë shkaktuar pakënaqësi të madhe tek tifozët.
Në të vërtetë, Collectif Ultras Paris ka vendosur të ndërpresë aktivitetet e saj në tribuna deri në njoftimin e mëtejshëm për shkak të një përçarjeje të thellë me klubin dhe në veçanti me presidentin e tij, Nasser al-Khelaifi.
Kështu, ka mundësi që titulli të festohet pa prezencën e një prej grupeve më të zjarrta të tifozërisë. Në verë në Paris pritet një revulucion i vërtetë, për të nisur kështu një faqe të re të historisë.