Kosova
Nuk ka qetësi/ Sërish të shtëna me armë në Leposaviç
Situata në Veri të Kosovës vijon të jetë e tensionuar. Të shtëna me armë janë raportuar në Leposaviç.
Policia ka rrethuar zonën pas raportimit për të shtënat me armë. Ndërkohë autoritetet kanë strehuar gazetarët pas një autoblindi.
Policia është futur në ndërtesën e Komunës së Zveçanit, ndërsa kryetari i Zveçanit ka hyrë në objektin e Komunës.
Më herët, dhjetëra serbë janë mbledhur edhe para kësaj komune për të kundërshtuar ardhjen e kryetarit të ri në objektin e komunës.
Situata më e tensionuar është në Zveçan, ku serbët kanë djegur disa vetura të policisë. Kurse, Policia ka ndërhyrë me gaz-lotsjellës, pasi serbët tentonin të hynë në objektin e komunës.