Kronike
“Nuk kam makinë të blinduar”/ Zbardhet biseda mes Safet Bajrit dhe Policisë

Të tjera detaje janë zbardhur nga arrestimi i Safet Bajrit mesditën e sotme (21 shkurt). Mësohet se atij iu dërgua një flet thirrje nga BKH që të paraqitej për ADN dhe dëshmi.
Ndërkohë gjatë bisedës më policinë, Safet Bajri i tha uniformave blu se “nuk kishte makinë të blinduar“.
Policia i tha se do shkonin ne komisariatin e Shkodrës për t’i marrë ADN.
Ai u paraqit bashke më avokatin Sokol Tahiraj, por teksa priste RENEA zbarkoi aty dhe e shtriu përtokë duke i vënë prangat.
Në policinë e Tiranës atij iu komunikua edhe masa e sigurisë arrest me burg për vrasjen e Fatbardh Licit, ngjarja e ndodhur në 2018.
Sipas njoftimi të SPAK, Safet Bajri bashkë me Behar Bajrin dhe Astmer Bilalin organizuan dhe vranë Fatbardh Licin, për të marrë hak për vrasjen e ish-policit Boran Bërçana.
Ky i fundit Bërçana dyshohej se kishte lidhje me grupin Bajri dhe sipas SPAK Behar Bajri i atribuon vrasjen e Boran Berçanës, Ibrahim Licit, dhe për këtë ka vrarë për hakmarrje Fatbardh Licin.
Vrasja e Berçanës ndodhi më 15 korrik të vitit të 2018 dhe nuk është zbardhur, ndërsa u ekzekutua në makinë bashkë me partneren Silvi Ndoci.

