Politike
‘Nuk kam për të shkuar kurrë poshtë ballkonit të Berishës’
“Asnjëherë, ku kam shkuar unë ndonjëherë poshtë ballkonit”, kështu u shpreh kreu i LZHK, Dashamir Shehi në një intervistë për gazetën TemA, kur u pyet nëse do të bashkohet me Sali Berishën dhe nëse do të shkojë të protestojë poshtë ballkonit të ish kryeministrit, i cili ndodhet në ‘arrest shtëpie’ dhe është marrë i pandehur për dosjen “Partizani”.
Mes të tjerash, Shehi tha se nuk i druhet garës elektorale, edhe nëse është vetëm, teksa shtoi se mandatin e tij do e marri gjithsesi, por edhe po se mori ‘s’bëhet qameti’.
“Asnjëherë, ku kam shkuar unë ndonjëherë poshtë ballkonit, Berisha e këta më kanë thirrur gjithë jetën, ndaç Berisha… Ja ku e kam këtë bukuri (kthehet nga logoja e LZHK) e kam shkruajtur vetë ka 20 vjet, hy vetëm, po pati njerëz që besojnë si unë, dhe besoj ka shumë, unë mandatin tim e marr gjithsesi, por thashë të bëjmë një lëvizje ti japim një shpresë.
Kjo nuk është çështje mandatesh, po edhe po s’u mor mandati punë e madhe fort. U bë qameti se do iki, kam qenë dhe pa mandate nja dy herë e nuk kuptoi gjë njeri”, tha Shehi në një intervistë për gazetën TemA.