Connect with us

Kosova

Nuk kishte ndodhur më parë/ Plas grushti në varrimin e reperit shqiptar (PAMJET)

Këtë të enjte u përcoll në banesën e fundit reperi Mentor Palokaj, vdekja e të cilit tronditi të dielën opinionin publik.

I pranishëm për t’i dhënë lamtumirën e fundit vëllait të tij ishte edhe reperi i njohur shqiptar Unikkatil.

Ndërsa një incident ka ndodhur menjëherë pas ceremonisë së varrimit të Mentor Palokajt, vëllait të Unikatilit.

Derisa turma po shpërndahej, djali i reperit Roni tentoi të kapet fizikisht me një pjesëmarrës në ceremoninë ë varrimit të xhaxhait të tij.

Reperi Mentor Palokaj i cili njihet po ashtu me nofkën “Tee”, u gjet i vdekur të dielën në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Rrethanat që çuan deri tek vdekja e tij ende nuk janë bërë të ditura.

Policia në vendngjarje kishte gjetur një armë zjarri e po ashtu substancë të dyshuar narkotike.

Unikkatil, përmes një postimi ditën e djeshme, u shpreh me dhimbje për vdekjen e vëllait të tij.

Advertisement