Sport
‘Nuk mund të brohoritësh Serbi para një populli të masakruar…’/ Gazetari rumun i del në krah Kosovës
Ndeshja Rumani – Kosovë ende është temë e nxehtë gjithandej dhe reagime të shumta po vijnë në lidhje me reagimin e turpshëm të tifozëve rumunë – ku brohoritën “Serbia”, si dhe vendimin e lojtarëve kosovarë për t’u tërhequr nga fusha, për t’u mos u kthyer më.
Gazetari i njohur rumun, Narcis Drejan nuk është pajtuar fare me tifozë që brohoritën “Serbia” dhe ka kritikuar ashpër sjelljen e tyre në tribuna.
“Nuk mund të brohoritësh “Serbi” para një populli të masakruar nga serbët. Që kur jemi me ta?”, ka thënë ai ndër tjerash në një opinion për GSP.
Ky është një nga gazetarët e paktë nga Rumania që ka folur të vërtetën se çka ndodhi të premten në Bukuresht.