Connect with us

Aktualitet

Vranë Luljetë, zbardhet dëshmia e dy autorëve: Nuk na dha lekët që lypëm

Aldo Ibrahimi 22 vjeç dhe Ylli Grabovari 45 vjeç janë dy personat që akuzohen se kanë vrarë ditën e djeshme 32-vjeçaren Luljeta Preza.

Dy personat në fjalë njiheshin prej muajsh me viktimën pasi “jetonin” bashkë poshtë urës së ‘Dajlanit” në Durrës.

Ata janë shoqëruar menjëherë pas ngjarjes por janë lënë të lirë e të pajisur me përgjues. Nga përgjimet dhe bisedat mes tyre mësohet të kenë thënë “shpëtuam për mrekulli”.

Por kaq ka mjaftuar që ata të arrestohen dhe pranojnë krimin e rëndë. Ata thonë se shkak për ngjarjen janë bërë paratë që Luljeta s’po ua jepte pasi bashkë kishin lypur në rrugë.

Prej muajsh ne njihemi me njëri tjetrin, konflikti ka nisur pasi nuk na ka dhënë paratë që kishte mbledhur që ti bënin bashkë me ato që mblidhnin ne duke lypur në rrugë.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka proceduar në gjendje të lirë edhe tre vajza, mes tyre një 15-vjeçare, pasi kanë qenë të pranishme në vendin e krimit por nuk e kanë kallëzuar në polici.

Advertisement