Connect with us

Bota

“Nuk na lënë të dalim jashtë, jemi si në burg”

Emigrantët që mbahen në kampin e Manston, Angli kanë kërkuar ndihmë pasi shprehen se po jetojnë në kushte të vështira.

Një vajzë e vogël ka thyer kordonin e sigurisë së kampit për të hedhur një shishe me një letër mbi gardhin rrethues të kampit. Në letrën drejtuar mediave dhe organizatave, vajza e vogël thotê se në kamp ka gra shtatzëna, njerëz të sëmurë dhe fëmijë me aftësi të kufizuara por askush nuk kujdeset për to.

Në letër thuhet: Jemi 50 familje në këtë ndërtesë për më shumë se 30 ditë. Ne po bëjmë një jetë të vështirë tani… duket sikur të jemi në burg. Disa prej nesh janë shumë të sëmurë… ka disa gra që janë shtatzënë dhe nuk bëjnë asgjë për to, japin vetëm Paracetamol. Ne kemi vërtet nevojë për ndihmën tuaj. Ju lutemi na ndihmoni.

Në letër thuhet se në kamp është edhe një fëmijë me aftësi të kufizuara por që askush nuk kujdeset për të. Ai është vërtet keq, as që kujdesen për të. Nuk është e lehtë për dikë që ka fëmijë… Ka shumë fëmijë që nuk duhet të jenë këtu. Ata duhet të jenë në një shkollë dhe jo në burg. Ushqimi ynë është shumë i keq, pasi na bën të sëmuremi … nuk kemi telefon, as para, as duhan. Ne duam të flasim me ju, por ata nuk na lënë as të dalim jashtë.

Dëshmitarët thanë se panë rojet e sigurisë së kampit duke i futur të emigantët brenda kur përfaqësuesit e shtypit po i afroheshin kampit. Vajza e vogël ishte mes një grupi fëmijësh që kaluan rojet e sigurisë dhe vrapuan drejt gardhit për t’ia hedhur shishen fotografëve dhe mediave.

Advertisement