Pinknews
‘Nuk ndihem shqiptare’, videoja virale e Edonës: Më pëlqen Serbia dhe meshkujt serb
Një video e banores së spektaklit televiziv “BBVK2”, Edona James, po shpërndahet me shpejtësi në rrjete.
E ftuar në një emision serb, Edona është prezantuar si shqiptare nga Kosova dhe ka folur në gjuhën gjermane gjatë intervistës, ku mes tjerash ka thënë se idhull i saj është këngëtarja serbe, Jelena Karleush.
Edona ka theksuar se nuk ndihet si shqiptare pasi ka lindur në Gjermani, teksa shton se i pëlqejnë meshkujt serbë.
“Tashmë kam dy ditë që kam ardhur në Beograd dhe e dua këtë qytet. Këtu është shumë bukur dhe do të qëndroj gjatë gjithë javës.
Do të shoh shumë nga ky qytet dhe do t’i frekuentoj klubet e natës. Më pëlqejnë edhe meshkujt serbë, janë më të bukurit”, ka thënë Edona.