Politike
‘Nuk ngeli për teveqelët e qeverisë’, Meta: Në SHBA ka…
Pyetje: Çfarë mund të thoni për pagesa të dyshimta në raporte me një faturë lobimi, në SHBA?
Meta: Po të kishte shqetësim për këtë e ishin nisur në SHBA nuk kishte ngelur për ta nisur teveqelët e qeverisë. Ramoviçi i ka përzënë dhe po i përzë shqiptarët . Kjo është një përrallë . Në Amerikë ka dy njerëz që kanë probleme është gruaja e Bilalit dhe ju e dini, dhe është edhe ai i muzinit. Nuk di ndonjë politikan tjetër të ketë probleme të tilla, duke shtuar: Problemi është si do i zgjidhim problemet, mendoj se tani ka ardhur momenti, përveç referendumit që është ideja më madhore, dhe ky është angazhimi i Partisë së Lirisë, ndoshta për Drejtësinë do shkojmë në zgjedhjen e prokurorëve nga populli. Mos të zgjidhen kulisat me vettingun e Agaçit. S’ka si të hetojë SPAK inceneratorët kur dihet që të gjitha firmat me porosi të Ramës që ka firmat e veta, në radhë të parë e ka Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, e dinë të gjithë prokurorët e gjyqtarët, që ky që ka përgjegjësinë kryesore, s’kanë si të merren me Agaçin.”