Kosova
“Nuk përtoj të vdes! Më kanë torturuar!”/ Del video e Faton Hajrizit: Mua veç në morg më çoni, duart s’mi lidhni dot
Faton Hajrizi, i dyshuari për vrasjen e policit serb dhe plagosjen e kolegut të tij në Loznicë të Serbisë, është vrarë nga policia serbe sot pas rreth 40 orë kërkimesh, siç deklarojnë autoritetet serbe.
Që nga dita kur u arratis nga burgu i Smrekonicës, ai hyri në rrjetin sociak “TikTok” duke dhënë deklarata të ndryshme lidhur me arratisjen e tij.
“Nuk e lejon me mi lidh durtë, absolutikisht hiç nuk mundeni me mi lidh durtë, mu veç deri në morgë, prej arrestimit në morgë bahet morgi edhe më çon në Klinë të Ulët, te vorrezat te familja jeme edhe më varrosin me nderime edhe krejt Klina e Drenica marrin pjesë në varrimin tim. Nuk përtoj me vdek, unë jam në këtë gjendje sot… ata njerëz më kanë keqtrajtuar, kam nejt si qen me këmbë e dur lidh”, ishte shprehur Fatoni në TikTok.