Connect with us

Politike

Nuk rrëzohet Rama me konferenca

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj tha se duhet aksion politik dhe se kjo qeveri duhet të rrëzohet me çdo kusht.

Biberaj shtoi se Rama dhe banda e tij nuk mund të rrëzohen me konferenca shtypi, por se duhet një axhendë e qartë për protesta dhe aksionet e tjera që do të ndërmerren.

“Propozim për të futur në rend dite aksionin politik që duhet ndërmarrë. Qytetarët presin aksion politik. Kaloi korriku e po vjen tetori e të gjithë shpresonim për një aksion politik.

Rama me grupet kriminale ka ardhur koha që s’kanë më nevojë për denoncim, s’ka shqiptar që se di si është ai.
Nuk rrëzohet Rama me konferenca shtypi. PS e shndërroi në sekt Rilindje dhe të njejtën ka bërë për Shqipërinë dhe nuk lejon votime të lira.

Situata është shumë më e zjarrtë se sa këtu, ka shkuar në një situatë të tmerrshme. Si nuk lë zgjedhje. kujtoj Durrësin që ditën e votimit votuesit shkonin para zyrës së PS merrnin zarfin dhe pastaj votonin.

Nuk shkohet në zgjedhje me Ramën e bandën e tij. Duhet ta rrëzojmë me të gjitha mënyrat. Ky është figura më e errët që ka nxjerrë Shqipëria”, tha ai.

 

Advertisement