Pinknews
“Nuk të dua më”/ Krisje e marrëdhënies mes Jozit dhe Loredanës: S’më ke dashur kurrë

Krahas Egli Takos dhe Gjestit, raporti i Joz Markut me Loredana Bratin nuk është në ditët e tyre më të mira.
Ata këto ditë kanë pasur përplasje të shumta me njëri-tjetrin duke mos u pajtuar në shumë raste.
Gjatë ditës së sotme (e enjte), të njëjtit gjithashtu u panë duke diskutuar për këtë marrëdhënie.
“Nuk meriton as të të flas”, iu drejtua në një moment Jozi – Lorit.
“Nuk të dua më”, ia ktheu banorja.
“E di nuk më ke dashur kurrë”, shtoi në vazhdim të bisedës këngëtari.
Ata tani po luftojnë për finalen e madhe duke qenë se kanë ngelur vetëm dy vende të lira.

