Connect with us

Rajon

Nuk të pyet kush o Albin/ Petkoviç ka dy fjalë për Kurtin

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, i cili ka thënë se nuk do ta lejonte vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq në Kosovë.

“Nëse kemi parasysh njeriun, i cili thotë se masakra e Reçakut është fabrikim, dhe asnjëherë nuk e ndryshoi këtë gjë, unë nuk mendoj që do të duhej të vinte në Republikën e Kosovës”.

Nga ana tjeter Petkoviq ka thënë se Kurti kot mburret, pasi ate nuk e pyet njeri per viziten e Vucic ne Kosove

“Kush është Kurti që të përcaktojë dhe t’i japë leje për vizita në krahinë presidentit Vuçiq, kur ka marrëveshje të nënshkruara që e rregullojnë qartë këtë çështje?”

Sipas Petkoviqit, Kurti “ka frikë” nga vizita e Vucic, sepse “e di sa do të thotë kjo për popullin serb në Kosovë dhe Metohi”.

Në mars të këtij viti, vetë Vuçiq ka thënë se shpreson që do të mund ta vizitojë Kosovën, deri në fund të vitit.

 

Advertisement