Connect with us

Politike

Numërimi i votave për kandidatët e listës së hapur, Gjirokastra fut në Kuvend Tërmet Peçin, lë jashtë Arben Ristanin

Vijon numërimi i votave për kandidatët në qarkun e Gjirokastrës, qark i cili i dha 3 mandate Partisë Socialiste dhe 1 asaj Demokrate. Ndërkohë sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lista e hapur PS do të fusë në Kuvendin e ri dy deputetë. Deri tani janë numëruar 197 kuti nga 198 në total, ku rezulton se më të votuarit në këtë qark për PS nga lista e hapur janë Tërmet Peçi dhe Piro Dhima.

Ndërkohë PD nuk fut asnjë deputet nga lista e hapur për këtë qark, duke lënë jashtë ish-kreun e KQZ-së Arben Ristanin.

PS 2 mandate nga lista e hapur:

1 Tërmet Peçi 9458
2 Piro Dhima 6902

 

Advertisement