Bota
Nxënësit vrasin mësuesen, zbulohet arsyeja
Dy adoleshentë kanë vrarë mësuesen e spanjishtes, pasi kjo e fundit u vendosi nota të këqija.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Iowa, SHBA.
Willard Milker dhe Jeremy Goodale vranë më 2 nëntor të 2021, mësuesen 66-vjeçareNohema Graeber. Siç raportojnë mediet e huaja, dy të rinjtë përballën me aktakuzën e vrasjes me dëshirë.
Mësohet se nxënësit vranë mësuesen e tyre me shkop bejsbolli dhe se pas krimit ata krenoheshin në rrjetet sociale për veprën e tyre makabre.
Dy të rinjtë kanë dëshmuar në polici se notat e zyshës në fjalë i ulnin mesataren totale të notave të tyre. Ata u shprehën të pakënaqur nga notat e këqija të mësueses.