Connect with us

Rajon

Nxjerr marrëzi nga goja/ Kërcënimet për ndarje e luftë, flet analisti kroat

Lideri i serbëve të Bosnjës e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka përsëritur edhe një herë synimet e tij për shkëputjen e “Republika Srpska” nga Bosnja dhe Hercegovina duke paralajmëruar madje edhe një “luftë të re”.

Por sa janë realiste këto kërcënime të Dodikut të sanksionuar nga SHBA-të pikërisht për këto synime.

Analisti kroat, Danko Radaljac, i portalit “Trafika”, ka thënë se Dodik është një budalla politik që herë pas here bën deklarime të tilla për shkak të problemeve të brendshme politike.

“Milorad është një budalla politik që herë pas here për shkak të problemeve të tij të brendshme politike i mban skifterët në krah dhe nxjerr marrëzi nga goja” – ka thënë Radaljac

Ai gjithashtu ka përmendur edhe faktin se ushtria e Bosnje-Hercegovinës nuk është funksionale në këtë aspekt dhe përmendi faktin që Dodik ka në pronësi një formacion paraushtarak, megjithatë, sic tha ai, as kjo nuk është e mjaftueshme për të bërë atë që Dodik përmend.

Radaljac tha se formacioni paraushtarak I liderit të Republikes Srpska nuk do të mjaftonte, sepse NATO në thelbin e saj është garantuesi i mbijetesës së Bosnjë-Hercegovinës në formën e saj aktuale.

“Ai nuk ka asnjë shans. Ajo që ai mund të synojë duke endërruar është mundësia e kthimit të Trump në Amerikë” – ka deklaruar analisti kroat

Advertisement