Pinknews
“O gore mashkull”/ Debati Egla-Juli kalon caqet: Smirushe e keqe
Mesdita e sotme në shtëpinë e “Big Brother Vip” ka vijuar me debate të forta mes Julit dhe Eglës që kanë degraduar deri në ofendime të rënda ndaj njëri-tjetrit. Diskutimi ka ndodhur në oborr në prani të banorëve të tjerë. Ndonëse debate të tilla janë bërë të zakonshme në shtëpinë e “Big Brother Vip”, zarfat e zinj nuk merren parasysh për sa kohë banorët e penalizuar rikthehen në shtëpi.
Pjesë nga debati
Juli: Ti je një smirushe e keqe
Egla: Ti je një thashethemexhi që flet mbrapa krahëve. Nuk mbaj përgjegjësi për ato që thua, nuk nxjerr emrat
Juli: As ti nuk i nxjerr, Pse nuk i nxjerr
Egla: Unë nuk përzihem, nuk merrem me thashetheme. O gore, o gore mashkull, gore
Juli: Kështu i ke trajtuar njerëzit
Egla: Mi sill njerëzit këtu, ballafaqim o gore, o gënjeshtar
Juli: Gënjeshtare, pse të ka ikur zari. Nuk ke fjetur gjithë natën
Egla: Më mirë vetëm se sa me njerëz si puna jote që bëjnë thashetheme. Shumë më mirë vetëm. Ta them nga mëngjesi deri në darkë, gore