Connect with us

Pinknews

“O psikopate”/ Gjesti nuk ndalon së lënduari Eglin? Veprimi i papritur

Marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit ka qenë e mbushur me ulje-ngritje, veçanërisht pas rikthimit të Eglit në shtëpinë e BBVA.

Ndërsa mes tyre nuk kanë munguar debatet e forta, ka pasur edhe momente gazmore.

Megjithatë, Rozana ka kritikuar ashpër Gjestin, duke e akuzuar se nuk mund të luajë vetëm dhe se e bazon lojën e tij në një histori dashurie.

Gjesti: “Të doja të pajtohesha, flisja me të. Thjesht dua që të ndihet mirë. Mos ta shohim njëri-tjetrin keq. Ka një mllef me mua. Qëkur ka ardhur, sjelljet e saj janë krejt ndryshe. Në bazë të sjelljeve që po bën, është diçka tjetër. E kishim diçka mes njëri-tjetrit dhe s’kemi pse ta shohim me inat njëri-tjetrin. Kur ka dalë Egli, kam qenë keq. Më ka munguar brenda”.

Rozana: “Kam harxhuar kohën time duke jua dhënë juve. Duhet të më kërkosh falje për këtë. Kam qenë unë ajo që ju kam dalë përballë në Prime si kundërshtare. Ti ke frikë të luash vetëm. Nuk luan dot pa një vajzë këtu brenda. Asgjë s’ke bërë këtu brenda, përveçse një histori të rreme dashurie”.

Egli: “Unë jam një natyrë që, nëse thuhet diçka për të qeshur apo bëhet një gjest gazmor, sidomos me një njeri që kam qeshur shumë në këtë shtëpi… Nëse më ka ardhur për të qeshur, nuk e kam stopuar veten. Nuk ka turp të qesh me diçka gazmore. Urrejtja dëmton të zotin. Nuk dua të ushqej veten me urrejtje. Ajo që mundohem të bëj është një barrierë mbrojtëse për veten time, ndaj i kërkoj të qëndrojë larg”.

Debati mbetet i hapur, ndërsa marrëdhënia mes Eglit dhe Gjestit vazhdon të jetë një ndër temat më të diskutuara në shtëpinë e BBVA.

Advertisement