Connect with us

Kosova

O’Brien i rreh shpatullat Kurtit/ Ja çfarë ai vlerësoi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës ka takuar Ndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, James O’Brien.

Përmes një postimi në platformën sociale, X, Kurti, ka theksuar se top-diplomati amerikan ka vlerësuar progresin ekonomik dhe demokratik të Kosovës dhe se Ballkani ka qenë tema e diskutimeve, jo vetëm me O’Brien  por edhe me emisarin europian Miroslav Lajçak.

“Është e rëndësishme që tema për Ballkanin bëhet pikërisht në fillim të vitit. Ne duam të shohim rajonin duke ecur përpara për të mirën e qytetarëve të tyre” – shkroi Lajçak në platformën X.

Top-diplomati sllovak theksoi se “është mirë të rikonfirmojmë se me James O’Brien jemi plotësisht në të njëjtën linjë”.

Advertisement