Kosova
O’Brien sulmohet nga Amerika/ Kjo është kërkesa për ndërkombëtarët
I dërguari Special i SHBA-ve për Ballkanin përendimor, James O’Brien këto ditë ka bërë thirrje që Serbia t’u kërkojë llogari personave përgjegjës të sulmit që ndodhi në shtator në Banjskë të Kosovës.
Ai tha se duhet të ketë përgjegjësi ligjore për individët që u përfshinë në sulmin e armatosur ku mbeti i vrarë efektivi i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku dhe theksoi gjithashtu mbështetjen e fortë të SHBA-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian, dhe vlerësoi vizitat që shefi i diplomacisë së BE-së, Miroslav Lajçak bëri në rajon.
Në lidhje me këtë, ka folur profesori nga Amerika Binak Maxharraj.
Duke iu drejtuar O’Brien, ai theksoi se Banjska nuk ka qenë një sulm i thjesht por i organizuar mjaftë mirë për tu futur në përmasa të mëdha në Kosovë.
Më tej, profesori theksoi se ndërkombëtarët duhet ti tërheqin vëmendjen Serbisë pasi dihet që prapa këtij sulmi qëndron vet ajo, duke mos harruar që e njejta ka lidhje edhe me Rusinë dhe Kinën.
“Deri kur ndërkombetarët e në veçanti BE dhe SHBA do t’i përkulet këtij krimineli me emrin Vucic, kur dihet se ai do vetëm paratë e Perëndimit kurse përjetesisht është i lidhur me Rusinën dhe Kinën nga të cilët është shumë zor të nxirret nga aty” – potencoi Maxharraj