Connect with us

Kosova

Odaloviç vë në rreth të kuq Albin Kurtin: Njeri i incidenteve në funksion të terrorit ndaj serbëve

Kryetari i Komisionit serb për Personat e Zhdukur, Veljko Odaloviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti është “njeri i incidenteve” dhe se të gjitha lëvizjet e tij kanë për qëllim terrorizimin e serbëve.

“Burgjet janë plot me serbë, të cilët janë arrestuar nga Albin Kurti në muajt e fundit. Kurti ishte ai që vendosi në veri kryetar komunash shqiptarë, pavarësisht të gjithave. Pastaj rrethoi vendin me police dhe mbylli qarkun. Më pas ai shkoi më tej dhe vendosi po ata kryebashkiakë në krye të terrorit që po ushtron. Ai i eskaloi edhe me tej veprimet e tij, teksa ndaloi hyrjen e mallrave nga Serbia, duke përfshirë barnat, për t’i vënë serbët në një situatë ku ata sot ndihen të pasigurt për çdo çështje, përfshirë shëndetin” – theksoi Odalović.

Advertisement