Connect with us

Bota

Ofensivë diplomatike amerikane për të ndalur përjashtimin e Izraelit nga Kupa e Botës

Administrata Presidenciale e SHBA-ve e udhëhequr nga Donald Trump po punon për të parandaluar përjashtimin e Izraelit nga garat e UEFA-s
Kjo raportohet nga gazeta amerikane “The Athletic”.
Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit e konfirmoi këtë qëllim
“Ne do të bëjmë absolutisht gjithçka të mundshme për të ndaluar çdo përpjekje për të përjashtuar ekipin kombëtar izraelit nga Kupa e Botës” – deklaroi zyrtari.

Izraeli ende nuk është përjashtuar nga UEFA dhe FIFA, ndonëse luftimet në Gaza vijojnë. Në dallim, Rusia u përjashtua nga të gjitha nivelet e futbollit dhe më gjerë për shkak të pushtimit të Ukrainës.

Por, pse ky ndryshim mes dy vendeve dhe kjo “përkëdhelje” për Izraelin? Përgjigjja e kësaj pyetjeje vjen nga vetë mediat izraelite.

Sipas një raporti nga “Israel Hayom”, “nën presionin e fortë të SHBA-ve dhe atë diplomatik, Izraeli shmangu përjashtimin e menjëhershëm nga UEFA”.

Për kontekst, Rusia pati një përjashtim në shkallë të gjerë dhe të menjëhershëm nga garat sportive kur nisi luftën në Ukrainë. Sanksione mori edhe Bjellorusia, e cila mbështeti Rusinë.

Por, Izraeli ende po i reziston përjashtimit dhe për momentin, do të qëndrojë në garat evropiane, me Maccabi Tel Aviv që do të luajë në Europa League sipas planit.

Vetë ekipi Kombëtar i Izraelit është i përfshirë në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Megjithatë, UEFA do të mblidhet javën e ardhshme për të vendosur për fatin e Izraelit.

Advertisement