Connect with us

Kosova

Oferta mashtruese e opozitës në Kosovë/ Gojëhapur nga gabimet e Kurtit

Analisti politik Artan Muhaxhiri tha se sanksionet e BE-së do të kenë ndikim negativ te partinë në pushtet në zgjedhjet e Kosovës dhe se opozita do të mund t’i përdorë në të mirë të saj.
Muhaxhiri beson se sanksionet e Bashkimit Evropian tashmë kanë pasur një ndikim të keq në Kosovë, edhe pse kryeministri Albin Kurti nuk dëshiron ta pranojë.

“Ai do të dëshironte ta zvogëlonte ndikimin negativ, por është e vërtetë që Kosova është disi e izoluar nga marrëdhëniet normale politike me BE-në dhe anëtarët kryesorë të Unionit. Mendoj se do të jetë një avantazh i madh për opozitën sepse kete fakt ajo do ta shfrytëzojë në zgjedhje. Është e rëndësishme të përmendet se Kurti tani nuk ka asnjë shpjegim apo strategji se si do të luftojë dhe se si ai do te sillet me sanksionet në të ardhmen, edhe nëse merr një mandat të ri. Kjo e vendos atë në një pozitë shumë të keqe. Mirëpo, ky ka qenë vendim dhe strategji e tij, sepse ka dashur të përdor populizmin në vend të politikës racionale”, tha Muhaxhiri dhe shtoi se sanksionet do të kenë ndikimin më të madh tek ata votues që mendojnë racionalisht kur zgjedhin se për kë do të votojnë.

“Sigurisht që do të ketë një ndikim shumë të madh te votuesit që mendojnë dhe votojnë racionalisht. Votuesit që e votojnë Kurtin me çdo kusht do t’i qëndrojnë besnik, por ata që po e përballojnë bastisjen dhe e votuan në zgjedhjet e fundit, tani do të mendojnë nëse do t’i japin Kurtit një shans të ri apo jo”, ka potencuar Muhaxhiri.

Advertisement