Bota
“Ofertë bujare”/ Marc Rubio justifikon deklaratën e Trump për Gazën
Sekretari i Shtetit Marco Rubio ka justifikuar disi deklaratën e presidentit Trump duke e konsideruar atë si një “ofertë bujare” për të ndihmuar në rindërtimin e Gazës, duke e paraqitur si opsionale.
“Nuk ishte menduar si një lëvizje armiqësore,” tha Rubio. “Ajo që presidenti Trump shpalli dje është oferta, gatishmëria e Shteteve të Bashkuara për të marrë përgjegjësinë e rindërtimit të asaj zone,” shtoi ai.
Ai u pyet për qëndrimin e Trumpit ndaj Gazës, gjatë pjesëmarrjes së tij në konferencën e përbashkët me presidentin e Guatemalës, Bernardo Arévalo. Rubio u pyet se si administrata Trump planifikon të zbatojë propozimet dhe si synon të realizojë planin e rindërtimit. Ai filloi duke thënë se njoftimi i Trumpit dje pranoi se Gaza është “rëndë e dëmtuar”, me disa zona të cilat janë “bërë të pabanueshme”.
Rubio e quajti këtë deklaratë një “ofertë” që Shtetet e Bashkuara të marrin përgjegjësinë për rindërtimin e saj.