Kosova
Ohri ose lufta/ Deklarata e Ramabajës ndez debate
Marrëveshja e Ohrit ka arritur të sjellë debate të mëdha në opinionin publik. Së fundmi analisti politik, Sadri Ramabaja, duke reaguar për këtë situatë ka thënë se nëse nuk zbatohet Marrëveshja e Ohrit, atëherë në Ballkan do të ketë luftë.
Ai ka theksuar se Serbia ka kohë që po përgatitet për luftë dhe nëse është nevoja, ai do të bëhet ushtar.
“Opinioni edhe në vitin 91, 92 nuk fliste për luftë. Po t’i flisje dikujt për luftë nuk të merrte seriozisht. Por tani lufta është në prag” – shtoi Ramabaja teksa theksoi: “Marrëveshja e Ohrit ka vetëm këtë alternativë. Ose respektohet dhe zbatohet, ose Ballkani rrëshqet drejt luftës”
Mirëpo sa mund të konsiderohet si serioze kjo deklaratë e Ramabajës bazuar në rrethanat aktuale?.
Lidhur me këtë temë ka folur eksperti i çështjeve të sigurisë Hajrullah Tërnava. Ai u shpreh se “E thëna e Ramabajës se “Marrëveshja e Ohrit ka vetëm këtë alternative, e ka kuptimin se marrëveshjet e arritura duhet të jetësohen, dhe mosmarrëveshjet e pakufijshme nuk janë productive.
Ndër të tjera, ai tha edhe se është koha që konfliktet në Ballkan të fashiten dhe popujt e këtyre pjesëve të rajonit të demokratizohen