Kronike
‘Oj nan bre…’/ I riu aksidentohet në rrugën e Arbërit teksa ishte LIVE (VIDEO)
Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Arbërit, e shkak u bë shpejtësia dhe përdorimi i telefonit. ‘JOQ’ ka ndarë një ‘live’ të personit të aksidentuar i cili po tregonte shpejtësinë e mjetit, 120 në orë, por në fund u pendua pasi jeta e tij u vu në rrezik. Teksa kthen kamerën disa herë nga rruga dhe nga vetja, i riu u aksidentua.
‘Oj nanë bre’- dëgjohet të thotë gjatë gjithë kohës ai, teksa nuk mungojnë edhe britmat. Më pas, dëgjohet se atij i vijnë thirrje dhe mesazhe nga persona të ndryshëm, të cilët me siguri kanë qenë duke e ndjekur live dhe kanë mësuar se ai është aksidentuar. Nuk dihet sesi është gjendja e tij shëndetësore.