Connect with us

Politike

Olsi Rama në SPAK/ Meta ‘lutet’ për arrestimin e kryeministrit

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka deklaruar se i vetmi zhvillim i ri nga Prokuroria e Posaçme është kur të arrestohet kryeministri Edi Rama. I pyetur për paraqitjen e Olsi Ramës sot në SPAK, për dosjen Xibraka, Meta tha se faktet dhe provat janë të shumta, por deri më tani nuk ka asnjë zhvillim të ri.

“Ne kemi thënë me kohë që ura e Elbasanit të çon në Xibrakë, nuk të çon në Europë, kështu që nuk shikoj ndonjë zhvillim të ri. Zhvillim i ri do të kishte qenë vetëm arrestimi i Edi Ramës. Mendoj se faktet janë të shumta, provat janë të shumta. Ai në detyrën e kryeministrit, në dijeni të plotë, ka imponuar bashkë më Ëngjëll Agaçin, 17 vendime, të cilat i ka kundërshtuar, për çështjen e inceneratorëve, për dy orë, i ka kundërshtuar drejtori i Agjencisë së Prokurorimeve në Kryeministri, të cilat i kanë kundërshtuar disa nga ministrat e qeverisë së Edi Ramës. Incenerator s’ka, Edi Rama është i lirë, ju vazhdoni me përralla të vjetra të Xibrakës,” tha Meta.

Advertisement