Connect with us

Pinknews

Olta ‘shpërthen’ ndaj Ronaldos: Më kërko falje

Armaldo Kllogjeri ka marrë në telefon telefon Olta Gixharin gjatë rubrikës “Mos i bjer me top” tek “E Diell”, ku ka bërë një lojë me të. Ai i ka kërkuar llogari pse ka folur keq për të gjatë intervistave që ka bërë, por Olta u shpreh se nuk e bën diçka të tillë as nëse është e vdekur. Këto fjalë bënë që maestro të mos vazhdonte më lojën.

Më pas Ronaldo ndërhyri tek telefonata dhe i tha se e do. Olta me këtë rast i kërkoi që të përgënjeshtrojë deklaratën e tij që ka bërë më herët, kur tha se Olta është një mashtruese.

Olta Gixhari: Ronaldo, ti duhet të përgënjeshtrosh atë që ke thënë për mua, që unë jam mashtruese, pastaj do takohemi dhe do bëjmë shumë gallatë.

Ronaldo Sharka: Atëherë po e them live, Olta Gixhari nuk ka lidhje fare me manipulimin. Të duam Olta!

Advertisement