Connect with us

Pinknews

Oltës nuk i del inati me Luizin: Ja lashë vetë fitoren, do ta ‘përndjek’

Olta Gixhari ka lënë mbrëmjen e sotme gaën brenda shtëpisë së BBV Albania. Pas daljes Olta i kërkoi ndjesë publikut por edhe banorëve, duke theksuar se ajo që ndodhi brenda të mbetet aty, dhe të gjithë bashkë të nisin një njohe të re “pa mure.

“Unë doja ti kërkoja ndjesë kujtdo aty që kam lënduar pa ose me dashje. Dua t’i ftoj të gjithë tani që dolëm jashtë të nismim një njohje të re pa mure që na rrethojnë”, tha Olta.

Ndërkohë e pyetur nga Arbër Hajdari se kush do ta fitojë Big Brotherin, Olta duke qeshur tha se ajo tashmë dihet, duke nënkuptuar Luizin.

Arbri: Kush e fiton Big Brotherin?

Olta: Ajo dihet tashmë. Ja kam lënë vetë. Do ta përndjek gjatë gjithë jetës do e marr gjithmonë në telefon e do t’i them, ta lashë unë.

Advertisement