Connect with us

Aktualitet

‘Onkologjiku’, Alekta Pere debat me gazetarët: Më keni shëmtuar fotot

Mjekët e spitalit të Onkologjikut dhe personat e tjerë të përshirë në dosjen e Onkologjikut dalin sot para Gjykatës së Tiranës për t’u njohur me masën e sigurisë. Një prej mjekeve, Alketa Pere tha për gazetarët se është e pafajshme dhe nuk i ka orientuar kurrë pacientët me tumor në privat.

“Nuk kam asnjë koment. Kurrë në jetën time se kam bërë këtë gjë, që pacienti me kancer të shkojë në privat. Duhet të trajtohet në onkologjik, duhet të hetohen spitalet private për aktivitetin që kryhet. Duhet ndryshim rrënjësor në Onkologjik. Sot kam ardhur të mbroj veten time, jam e pafajshme”, tha Pere.

Por në valën e këtij skandali, mjekja gjeti kohë edhe të merret me fotot që i janë publikuar në media. Ajo u thotë gazetarëve se i kanë shrembëruar  fotot.

Mjekja e skandalit te Onkologjiku debat me gazetarët: Prit 1 minutë mi! Më keni mërzitur ju, më keni shtrembëruar fotot, një sy kështu, një ashtu

Mjekja Aleta Pere e përfshirë në dosjen e skandalit të Onkologjikut në hyrje të Gjykatës së Tiranës u përplas me gazetarët. Mjekja që akuzohet se orientonte klinetët me tumor në privat dhe nuk u jepte shërbim, ka hedhur poshtë akuzat.

Por në valën e këtij skandali, mjekja gjeti kohë edhe të merret me fotot që i janë publikuar në media. Ajo u thotë gazetarëve se i kanë shrembëruar  fotot.

Pjesë nga debati

Në asnjë klinikë private unë nuk punoj.

A i keni orientuar klientët në klinikë private?

Unë kam 10 vite….Prit moj 1 minutë, prit, një nga një. 1 minutë mi. Më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar gjitha.

Vetëm foto ju interesojnë zonjë.

Po më interesojnë edhe ato fotot me sy kështu, me sy ashtu.

Duhet të dilni bukur në kamerë?

Duhet të ruhet etika, për atë punë keni mbaruar. Në Shqipëri nuk ka etikë.

E ruani ju etikën zonjë?

E ruaj deri në fund etikën, sidomos me pacient neoplazik,. Se kam vetë pacient me kancer në familje.

Çfarë duhet të ndryshojë në Onkologjik?

Duhet të ndryshojë struktura, pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur rrugëtimi. Duhet që çdo njeri në qelizë ta dijë rrugëtimin e pacientit neoplazik deri në fund. Në spitalin tonë s’ka shkelje, mund të jetë dikush që mund ti orientojë në spitale private. Por duhet të sqarohen mirë gjërat se kush ika drejtuar pacientët në privat. Unë përfaqësoj veten time.

Advertisement