Aktualitet
Onkologjiku, si kamp përqendrimi/ Gazetari Stafa: Pacientët i marrin në karrige kimioterapitë
Gazetari Osman Stafa, solli shqetësimin për kushtet që përballen pacientët e prekur me kancer në spitalin e Onkologjikut.
“Është kamp përqendrimi te Onkologjiku. Për poltron duhet të paguash lek aty ku bëhet kimioterapi. Japin 20-30- mijë lekshat për të marrë një vend. Rrinë në karrige për të bërë kimioterapi 6-7 orë. Janë karrige druri, nëna nga 70 vjeç, pa poltrone. Duhen blerë pajisjet jetike për pacientët që vuajnë nga kanceri”-u shpreh Stafa.
“Më tha shteti që duhet ta siguroj vetë brakiterapinë. Në Turqi është 4-5 mijë euro. Kam kërkuar të marr kredi. Nëse mjeku më thotë duhet të bësh këtë mjekim dhe ky mjekim kushton, unë do bëj të pamundurën ta siguroj. Duhet ta kisha bërë para 1 muaji e gjysmë. Kimiot i kam bërë edhe në karrige, se nuk kishte vend”-tregoi pacientja.