Connect with us

Rajon

‘Open Balkan’ në Itali/ Vuçiç: Besoj te miqësia me shqiptarët

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se ka diskutuar në Verona të Italisë me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski se si të ndihmohen njerëzit e zakonshëm dhe si të largohen të pengesat dhe të mundësohet tregtia dhe qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve, në një takim të radhës në kuadër të “Open Balkan”.

Ai u shpreh se ka çështje për të cilat Serbia dhe Shqipëria nuk pajtohen, siç është çështja me Kosovën, por tha se “në vend që te fajësojmë njëri-tjetrin duhet të flasim për ekonominë dhe marrëdhëniet më të mira mes shteteve”, raportojnë mediat serbe.

“Çfarë duhet të bëjmë? A duhet të vazhdojmë me konfliktet? A duhet të na ndodhë një Ukrainë e re? Ka shumë njerëz në Serbi që presin konflikt. Çfarë prisni? Që barra politike të bëhet edhe më e rëndë për serbët dhe shqiptarët? Do të bëj gjithçka për ta shmangur këtë dhe mendoj se Edi po bën të njëjtën gjë. Ne e dimë se cilat janë dallimet tona dhe jetojmë me to. Njerëzit duhet të jenë në kontakt dhe unë besoj në miqësinë e ardhshme të serbëve dhe shqiptarëve”, tha Vuçiç.

Presidenti serb tha se është arritur një marrëveshje për përfundimin e procesit të sigurimit të lejeve të përbashkëta të punës mes tre vendeve anëtare të “Open Balkan”.

 

Advertisement