Kronike
Operacion antidrogë, lëshohen 52 urdhër-arreste

Një operacion i madh kundër trafikut ndërkombëtar të drogës, pastrimit të parave dhe shpërdorimit të detyrës po zhvillohet mes Italisë dhe Shqipërisë. Janë lëshuar 52 urdhër-arrreste. Në operacion po marrin pjesë agjentë të BKH-së, policisë dhe antimafias italiane. Burime bëjnë të ditur se janë përfshirë avokatë, policë, zyrtarë si dhe personazhe të botës së krimit.
Operacioni “Ura” parashikon ekzekutimin e vendimeve për sekuestrimin e pasurive në Shqipëri dhe në Itali, që përfshijnë pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, me një vlerë prej disa miliona eurosh, si dhe dy urdhra për arrest me burg, të lëshuara nga gjyqtari hetues i Barit dhe nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, ndaj 52 personave të dyshuar për përfshirje në trafik ndërkombëtar të sasive të mëdha të lëndëve narkotike, pastrim parash dhe shpërdorim detyre.
Aktiviteti hetimor – thuhet në një njoftim të DIA-s – është pjesë e një operacioni më të gjerë hetimor të DDA-së së Barit dhe SPAK-ut të Tiranës, me qëllim luftimin e trafikut të pandërprerë ndërkombëtar të kokainës dhe heroinës, të kontrolluar nga organizatat kriminale shqiptare, të cilat transportojnë sasi të mëdha të këtyre drogave midis Ballkanit, Europës Veriore dhe Puglias.
Në përditësim…
Operacioni ‘Ura’ mes Italisë dhe Shqipërisë/ Urdhër arrest edhe për Ervis Doçin, i njohur në Durrës si Visi i Pojës
Në orën 10:30 në një konferencë të përbashkët për shtyp mbi detajet e operacionit Ura do të jetë kreu i SPAK Altin Dumani e Kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane Gjeneral Michele Carbone e përfaqësuesi për Eurojust për Italinë Gianluca Forlani. Në konferencë nuk dihet ende nëse do jenë edhe përfaqësues të policisë….

Burime për Report Tv bëjnë me dije se 10 masa sigurie janë ekzekutuar në Shqipëri, pas operacionit mes Shqipërisë dhe Italisë të quajtur Ura. Bëhet me dije se është lëshuar urdhërarrest edhe për Orgest Mollën dhe Hasan Nerjakun.

