Connect with us

Kronike

Operacion i befasishëm/ Ndalohet “Audi” me targa angleze, policia shtrin për toke personat që ndodheshin në mjet

Një operacion i befasishëm policor ka ndodhur pasditen e sotme në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

3 persona kanë rënë në pranga nga policia. Mësohet se policia ka ndaluar një automjet tip “Audi” me targa angleze, në mes të bulevardit, dhe më pas ka arrestuar tre persona që ndodheshin në automjet.

Operacioni është kryer nga oficerë civilë, të cilët kanë arrestuar 3 personat e kërkuar.

Policia nuk ka dhënë ende një reagim zyrtar, dhe mbeten të paqarta arsyet e ndalimit dhe veprat penale që mund të rëndojnë mbi personat e arrestuar.

 

 

Hetimet vijojnë, ndërsa pritet që autoritetet të japin informacion zyrtar në orët në vijim.

Advertisement