Kronike
Operacion kundër tjetërsimit të pronave në Lezhë, lëshohen 10 urdhër arreste! Përfshirë zyrtarë publikë dhe policë, disa të ndaluar
10 urdhër arreste janë lëshuar në kuadër të një operacioni për tjetërsimin e pronave dhe ndërtimeve pa leje në Lezhë.
Gazetari Elvis Hila raporton se mes personave për të cilët janë lëshuar urdhër arrestet me urdhër të Prokurorisë së Lezhës dhe vendim të gjykatës, janë edhe zyrtarë publikë dhe efektivë policie.
Një pjesë e urdhër arresteve janë ekzekutuar nga policia.
Sipas informacioneve bëhet fjalë për prona dhe ndërtime pa leje në zonën e Patokut dhe të Shëngjinit. Mes të përfshirëve janë zyrtarë të hipotekës në Lezhë.
Bëhet fjalë për një hetim të nisur kohë më pare të drejtuar nga prokurorja Iva Harka, ndërkohë që ende nuk dihen detaje apo emrat e personave të përfshirë.
Lajm në përditësim…
Pjeter Tuci – arrest ne burg
Gentian Malotai – arrest ne shtëpi
-Artmir Maxhuni – arrest ne shtepi
-Luiza Bala – arrest ne shtepi
-Hekuran Xhina – arrest ne shtepi
-Flor Giini – Ndalimi i daljes jashte shtetit
-Kol Malai – Ndalimi i daljes jashte shtetit
-Martin Ndoka – Pezullimi i ushtrimit të një dëtyre publike” dhe Ndalimi i daljes jashte shtetit”
