Connect with us

Kronike

Operacion ndërkombëtar/ Arrestohet shqiptari i rrezikshëm që nxit terror (EMRI)

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Drejtorinë e Antiterrorit, Departamentin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe autoritetet spanjolle finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Deportimi”, duke bërë të mundur ekstradimin nga Spanja të shtetasit shqiptar Kreshnik Haxhiaj, 39 vjeç.

Haxhiaj ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024 ishte dënuar nga Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me 4 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste”.

Pas lokalizimit dhe arrestimit të tij në Spanjë, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me Policinë Spanjolle, autoritetet shqiptare finalizuan procesin e deportimit të tij drejt Shqipërisë.

Sipas njoftimit zyrtar, materialet procedurale për këtë rast i janë referuar SPAK-ut, që do të ndjekë veprimet e mëtejshme ligjore.

Advertisement