Kronike
Operacioni i SPAK, identifikohet personi i katërt i arrestuar gjatë aksionit (EMRI)

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin e policisë të zhvilluar ditën e djeshme më urdhër të SPAK. Dje u raportuar për 4 të arrestuar por vetëm 3 prej tyre u identifikuan. Mësohet se personi i katërt i arrestuar është Ilir Lloshi.
Nga aksioni janë vënë në pranga edhe vëllezërit Artur dhe Ervin Hoxhosman. Pas arrestimit të Ermir Ndrejajt policia ka zhvilluar një kontroll në kompleksin ku ndodhet banesa e tij. Arrestimi i tyre erdhi pas përgjimeve të komunikimit në SKYECC.
Plarent Dervishajt i është komunuar akuzë e re si dhe të penduarit të drejtësisë, Erion Alibej. Të dyve u është komunikuar akuza në burg. Nga ky operacion janë sekuestruar ora të shtrenjta, bizhuteri dhe makina luksoze. Në lidhje me këtë operacion është shpallur në kërkim një person që ndodhet jashtë shtetit.

