Aktualitet
Operacioni me ekipet greke dhe turke, shpëtohen 55 emigrantë
Ekipi i anijes shqiptare ‘Butrint’, së bashku me një anije greke dhe një turke shpëtuan jetët e 55 emigrantëve në detin Egje. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka ndarë pamjet nga operacioni i shpëtimit. Ato iu erdhën në ndihmë 55 emigrantëve që ishin në një gomone në vështirësi.
POSTIMI I NIKO PELESHIT
Anija ‘Butrinti’, tregoi edhe një herë profesionalizëm të lartë në misionin e saj në ujërat e detit Egje. Së bashku me një anije greke dhe një turke, ekipi i anijes ‘Butrinti’ shpëtuan 55 emigrantë nga një gomone në vështirësi. Në këtë operacion shpëtimi, efektivët e FA, treguan përkushtimin e palëkundur për parandalimin e humbjes së jetëve të njerëzve dhe gatishmërinë për të ndihmuar në situata të tilla emergjente. #ëeAreNato