Kosova
Opozita në Kosovë në shërbim të Serbisë fashiste/ Vjen goditja e analistit
“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të marrë pjesë në mbledhjet e Kryesisë, pa heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës” – Kështu deklaroi Shefi i Grupit Parlamentar, Arben Gashi, duke shtuar se “nuk do të ketë as seanca normale dhe për veprimet e ardhshme do të vendosin në mbledhjen e kryesisë së partisë”
Në lidhje me këtë ka reaguar analisti Gani Qarri, i cili ka thënë se “opozita është e shthurur dhe është kthyer në shkop kundërmues të Vuçiçit”
Sipas tij, bojkotimi i seancave të Kuvendit është armiqësi e hapur kundër mirëqenies së qytetarëve dhe vet perspektivës së shtetit të Kosovës.
“Për ta shpëtuar shtetin tonë të brishtë nga kontaminimi i mëtejshëm renegat, i partive të shkërmoqura opozitare, qytetarët e vendit dhe mbarë populli i Kosovës, duhet t`ua jap atyre shkelmin përfundimtar dhe në zgjedhjet e ardhshme ti bëjë tërësisht të papërdorshëm” – deklaroi Qarri, sipas të cilit, “partitë opozitare në Kosovë janë vënë në shërbim të Serbisë fashiste dhe shteteve tjera jo dashamirëse ndaj popullit dhe Republikës së Kosovës”