Connect with us

Sport

Orë ankthi për Kristjan Asllanin, Interi mendon huazimin e mesfushorit kuqezi

Interi mund të dërgojë mesfushorin Kristjan Asllani në huazim te Sassuolo si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi për të afruar Maxime Lopez. Gazzetta Dello Sport raporton se zikaltërit kanë vendosur kontakte në lidhje me mundësinë e një marrëveshje shkëmbimi që përfshin dy mesfushorët para përfundimit të afatit kalimtar të verës, që është në orët e fundit. Interi është ende duke përpunuar strategjinë për mesfushën këtë sezon. Një gjë që duket qartë është se Stefano Sensi do të qëndrojë në klub. Një mundësi do të ishte që Interi të kishte vetëm shtatë mesfushorë në skuadër për sezonin e ri. Kjo nuk do të ishte domosdoshmërisht e pëlqyer duke marrë parasysh nevojën për shumë thellësi, me ekipin që përgatitet për të luftuar në të gjitha frontet. Në të tilla kushte, te Interi janë duke parë mundësinë e afrimit të Lopez. Deri më tani këtë verë, Sassuolo ka pasur një çmim prej rreth 20 milionë euro për Lopez. Asnjë klub nuk është ofruar për të nënshkruar një marrëveshje për 25-vjeçarin. Prandaj, Interi mund të përpiqet të nënshkruajë me lojtarin në formë huazimi. Vështirësia do të ishte në faktin se Interi nuk dëshiron të shpenzojë për një tarifë huazimi. Kufizimet financiare të zikaltërve do ta bëjnë të vështirë arritjen e një marrëveshjeje huazimi të paguar me Sassuolo. Ndaj te Interi kanë sugjeruar mundësinë e një shkëmbimi me Asllanin. 21-vjeçari i Kombëtares nuk ka luajtur asnjë minutë deri më tani këtë sezon. Edhe sezonin e kaluar, ish-mesfushori i Empolit ishte disi në periferi. Kësisoj, Asllani mund të bëjë lëvizjen te Sassuolo si një ofertë e mirë në një marrëveshje për afrimin e Lopez.

Advertisement